Pjesëmarrje e sukseshme e Orkestrës Frymore të Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës
Gjatë fundjavës në qytetin e Elbasanit u përkujtua 115 –vjetori i krijimit të Orkestrës Frymore “Afërdita” të Elbasanit. Në aktivitetin e zhvilluar ku ishin të ftuara orkestrat më të mira frymore të Shqipërisë, mori pjesë edhe Orkestra Frymore e Qendrës Kulturore” Aleksandër Moisiu” të Bashkisë Durrës, me Drejtues të Orkestrës z. Sajmir Kalaja . Edhe në këtë aktivitet Orkestra Frymore e Durrësit tregoi nivelin e saj të lartë artistik dhe u duartrokit nga të pranishmit të cilët vlerësuan interpretimin mjeshtëror të veprave të ndryshme muzikore. Gjithashtu u vlerësua nga publiku drejtuesi i Orkestrës Saimir Kalaja si edhe solistja Ariola Hoxhallari. Ky sukses i radhës i Orkestrës Frymore të Durrësit vjen menjeherë pas pjesëmarrjes në Konkursin Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore , i cili u zhvillua në Shkodër dhe ku Orkestra Frymore e Durrësit u vlerësua me çmim të dytë.



