“Paradë” nudo e turistit në bulevardin e Durrësit.

0
image-66

Paraditen e ditës së hënë një turist i huaj është parë të lëvizë nudo në bulevardin kryesor të qytetit. Qytetarët durrsakë të pamësuar me pamje të tilla kanë mbetur të habitur nga ajo çfarë kanë shikuar. Turisti është parë të fillojë :parakalimin” e tij nga busti i Azem Hajdarit , ka vazhduar përgjatë gjithë bulevardit duke shokuar kalimtarët derisa ka mbërritur tek sheshi “Liria” në qendër të qytetit ku i pashqetësuar fare nga pamja e tij i ka bërë edhe disa fotografi xhamisë . Nuk dihet shkaku që e ka shtyrë turistin e huaj për këtë veprim. Ndoshta ka qenë nën efektin e alkolit ose subtancave narkotike, ndoshta ndonjë çrregullim i shëndetit mendor ose mund të ketë qenë edhe ndonje arsye tjetër e panjohur. Gjithsesi të shpresojmë që pavarësisht rritjes së temperaturave që priten të jenë të larta këtë verë, shfaqje të tilla të ketë sa më pak,dhe në këto raste ndërhyrja e policisë duhet të jetë më efektive.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading