Arrestohet 17-vjeçari në Shkozet. Po vidhte një biçikletë. Dyshohet edhe për pesë vjedhje të tjera.
Kapet në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në një banesë në Shkozet, procedohet penalisht 17-vjeçari.
17-vjeçari dyshohet dhe si autor i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Lately”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.