Sekretari i Jashtëm britanik  ndryshon papritur  agjendën. Takon Ramën dhe largohet  nga Shqipëria.

0
image-113

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të vizitës, axhenda e sekretarit britanik pati një zhvillim të papritur, ku u anulua takimi i parashikuar me presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se për shkak të agjendës së ngjeshur, Cameron u largua menjëherë drejt aeroprortit të Rinasit pas deklaratës për shtyp në krah të kryeministrit Rama

Sipas informacioneve, mësohet se konfirmojnë se takimi me presidentin nuk do të mbahet.

Takimi me presidentin e vendit ishte planifikuar për në orën 14:30, por që nuk do të mbahet për shkak të zhvillimeve të papritura në axhendën e sekretarit britanik.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cameron vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading