Autorizohet garancia bankare për manifakturën. 70 % e bizneseve të kësaj  industrie  të gatshëm të aplikojnë.

0
image-114

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka marrë në shqyrtim garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh që do ti jepet sektorit të manifakturës në mënyrë që ti nxisë të bëjnë investime në inovacion dhe teknologji dhe për të blerë lëndën e parë, duke e konsideruar atë si ndihmë shtetërore të dhënë në kushte të veçanta tregu, e cila nuk cënon konkurrencën dhe duke dhënë kështu autorizimin final për zbatimin e saj. Referuar vendimit të miratuar në Fletoren Zyrtare, plani i  ndihmës synon të lehtësojë blerjen e makinerive,  automatizimin e linjave të prodhimit, krijimin e kushteve strukturore, për të realizuar ciklin e plotë Made in Albania. Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit  për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 31 tetor 2024. Kontratat e huas duhet të nënshkruhen jo më vonë se 31 Dhjetori 2024 dhe projekti do të zbatohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Plani i  ndihmës i lehtëson përfituesit për koston e huas që  do të duhet të paguanin në kushte normale të tregut.  Avantazhi i dhënë nga masa është selektive, pasi plani i ndihmës do të jetë i zbatueshëm vetëm në  sektorin e industrisë përpunuese dhe do të  akordohet vetëm për ndërmarrjet që përmbushin  kritere të caktuara të planin e ndihmës. Sipas vendimit, ndihma  transparente në formën  e garancisë, konsiderohet kur përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi sipas legjislacionit në fuqi; garancia nuk kalon 80% të kredisë që garanton; dhe pjesa e garantuar e kredisë nuk kalon shumën  prej 522.5 milionë lekësh. Referuar planit të ndihmës të dy kushtet e  sipërcituara përmbushen, sepse huamarrësi nuk  duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në  momentin e aplikimit dhe se nuk duhet të ketë kredi  me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë,  në historik dhe në momentin aktual në Regjistër Kredie. Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin nuk mund të jetë më e lartë se 100 milionë lekë. Sipas të dhënave nga industria, nga një pyetësor që u është dërguar bizneseve që operojnë në këtë fushë, 70% e tyre janë të gatshëm të ndërmarrin iniciativën e transformimit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading