Traineri i Kombëtares Sylvinho dhe ndihmësi Zabaleta tani kthehen në lushnjarë. Marrin pasaportë shqiptare.

0
image-108

Sylvinho dhe stafi i tij janë zyrtarisht qytetarët më të rinj të Shqipërisë. Trajneri i Kombëtares kuqezi, së bashku me Zabaletën, Laurentin dhe Stesinën, morën sot nënshtetësinë shqiptare. Ata u regjistruan si qytetarë të qytetit të Lushnjës. Lajmin e ka përcjellë edhe vetë kryebashkiakja Eriselda Sefa përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”.

“Sylvinho dhe stafi teknik i kombëtares kuqezi janë banorët më të rinj të Lushnjës pasi u betuan dhe aplikuan për pasaportë shqiptare. Jemi të privilegjuar të kemi mes nesh timonierët e suksesit të dytë të madh në historinë e futbollit shqiptarë! Urojmë shumë që bashkëqytetarët tanë të rinj, Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva të na bëjnë edhe më shumë krenare me përfaqësimin në “Euro 2024″”, është shkruar në komunikatën e kryebashkiakes Eriselda Sefa.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading