Goditi  disa herë me thikë gruan e tij. 52-vjeçari me preçedentë penalë

0
image-118

Goditi disa herë me thikë gruan e tij.Autori i dyshuar i ngjarjes është Jakup Shahu, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka goditur me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij, 46-vjeçaren me iniciale E. Sh., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 Maj).

52 vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person 13 vite burg.

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading