Kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë.Ekstradohet nga Italia 54-vjeçari.

0
image-119

Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë.Lokalizimi i këtij shtetasi, rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false.

54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading