Mashtrimi me Mikrokreditë, eksperti Zef Preçi: Na del se vetëm Banka, Prokuroria dhe Parlamenti nuk dinin gjë për mashtrimet. Të hetojë SPAK.
Institucionet financiare jobankare janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejojnë të krijojnë depozita. Ato kanë luajtur një rol në zonat ku bankat nuk janë aktive dhe nuk operojnë. Por ku qëndron problemi që u krijua kjo skemë mashtrimi.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha në një emission televiziv se pavarësisht që ekziston baza ligjore por Banka e Shqipërisë e ka konsideruar shitjen dhe rishitjen e kontratës si produkt bankarë.
Preçi beson se e gjithë skema është pjesë e keqqeverisjes,si bëhet paraja e shpejtë është pjesë e krimit të organizuar.

Ndërsa për përfshirjen e përmbaruesve dhe parave të pista Preçi tha se : Këtë vetëm prokuroria Banka e Shqipërisë dhe Parlamenti nuk e dinin se i gjithë opinioni publik kishte 6 vjet që zien për këtë punë” –shtoi ai. – “Uroj që prokuroria të ketë përgjegjshmërinë tia çojë SPAK. Shkalla e përfshirjes së institucioneve superiore, monitoruese e mbikqyrëse përfshirëse në systemin bankar dhe më gjerë, përfshirë Agjencinë kundër pastrimit të parave, Tatim Taksave, Kadastrën e të tjerë është shumë më e gjerë nga sa duket në pamje të parë. Rreziku i tensioneve sociale për shkak se preket pjesa më e varfër e shoqërisë. Bëhet fjalë për 100 – 150 mijë familje që kanë nevojë për ndërhyrje ligjore”.
Institucionet jobankare financiare, ose te quajtur ndryshe “Mikrokreditë”, janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejohen të krijojnë depozita.