Pochetino, favoriti kryesor për t’u bërë trajner i Manchester United pas shkarkimit të Ten Hagut

0
image-142

Një favoritë i qartë për të zëvendësuar Erik Ten Hag si trajner i Manchester United është shfaqur para finales së FA Cup që do të luhet në ‘Wembley’.

Ten Hag tani duket si një ‘njeri i vdekur që ecën’ tek Unitedi mes raportimeve se ai do të shkarkohet edhe nëse ekipi i tij mposht Manchester Cityn të shtunën.

Tekniku holandez ka kaluar një sezon të dytë mjaft të vështirë në ‘Old Trafford’, pasi United përfundoi në pozitën e tetë në Ligën Premier, rekordi më i keq i tyre që prej vitit 1990.

Shpresat e Unitedit për të siguruar futbollin evropian mbështeten tek fakti se a do të arrijnë të triumfojnë ndaj Cityt të shtunën apo jo.

Sidoqoftë, The Guardian pretendon se Ten Hag do të shkarkohet pavarësisht rezultatit që ‘Djajtë e Kuq’ marrin gjatë këtij vikendi.

Një listë prej pesë kandidatëve është krijuar si zëvendësues potencial të Ten Hagut për sezonin e ardhshëm.

Tre nga këta emra përfshijnë ish-trajnerët e Chelseat – Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Graham Potter, po ashtu edhe trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, si dhe ish-asistenti i Unitedit, Kieran McKenna.

Tuchel dhe Pochettino janë të lirë në treg pasi u larguan  respektivisht nga Bayern Munich dhe Chelsea  ndërsa Potter ka qenë i papunë që prej se u shkarkua nga Chelsea në prill të vitit të kaluar, me Pochettinon që u emërua si pasuesi i tij i përhershëm.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Anglia, favoriti kryesor për të zënë vendin e Ten Hagut mbetet Mauricio Pochettino, ndërsa pas tij radhiten Thomas Tuchel dhe traineri i Anglisë, Gareth Southgate.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading