Fizioterapisti i përkushtuar Arjan Shaba që ndjek gjurmët e të atit.
Ditën e shtunë në Durrës zhvilloi punimet konfereneca e 10 i Infermieristikës për qarkun e Durrësit, ku infermierët dhe ndihmës-mjekët u njohen me eksperiencat bashkëkohorë të mjekësisë , me të rejat dhe me informacionet e fundit të shkencës, ku ata shkëmbejnë përvojën për t’i vënë të gjitha ato që mësojnë në shërbim të njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Por sot përveç këtyre që përmenda më lart si dhe zgjedhjes së strukturave drejtuese të Urdhërit të Infiermierit, u zhvillua edhe një ceremoni e vogël ku disa nga figurat e mjekësisë të qarkut të Durrësit u nderuan me çmime dhe me çertifikata nderi për punën e palodhur dhe të përkushtuar në shërbim të komunitetit durrsak.

Sot ne zgjodhëm të themi dy fjalë për një prej të dalluarve., për fizioterapistin tashmë të mirënjohur Arjan Shaba , i cili ka bërë që me punën dhe profesionalizmin e tij, të gëzojë respektin e të gjithëve.
Arjani ka ndjekur rrugën e të atit të tij, Kadriut , fizioterapistit të njohur që i shërbeu Durrësit dhe bashkëqytetarëve të tij, deri në çastet e fundit të jetës së tij. Edhe Arjani njësoj si i ati shërben në spitalin e Durrësit, ku shquhet për korrektësinë dhe përkushtimin në punë. Por përveç punës në spital Arjan Shaba është i atashuar dhe në klubin shumësportësh “Teuta” ku ndihmon sportistët e disiplinave të ndryshme të rikuperohen nga dëmtimet . Sidomos gjatë ketyre viteve efikasiteti i punës së tij ka rënë në sy në klubin e futbollit ku shumë futbollistë të Teutës i janë mirënjohës doktor Arjanit për rikuperimin e tyre të shpejtë.
Çertifikatën e nderit për punën e tij të palodhur . ja dorëzoi vetë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, duke e përgëzuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.
Urime edhe nga ne doktor! Respekt per punën tënde!