Pasi Besi publikoi këngën e re me  Elin , reagon Xhensila: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t’i besosh

0
image-169

Xhensila, këngëtarja e njohur shqiptare, ka ofruar një përgjigje të butë, por të menduar mirë, ndaj këngës që dyshohet se është dedikim për të, nga (ish) bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Kënga e tij e fundit, “Mosmirënjohja”, po bën bujë në mediat sociale dhe ka ngjallur shumë spekulime për kontekstin dhe mesazhet e mundshme që mund të fshihen pas tekstit.

Xhensila zgjodhi një rrugë të ndryshme për të shprehur ndjenjat e saj: jo përmes një deklarate direkte apo aludimi, por përmes një postimi artistik në Instagram.

Ajo ndau vargje nga poezia “Në mundesh” e shkruar nga Rudyard Kipling, duke sugjeruar një qëndrim të fortë dhe të qetë në përballje me sfidat dhe kritikat që mund t’i parashtron jeta.

Postimi i saj vjen pas publikimit të këngës nga Besi, i cili e ka përshkruar tekstin si “një tekst shpirti”. Aludimet dhe interpretimet kanë qenë të shumta, por Xhensila ka vendosur të qëndrojë e qetë dhe të ndajë një mesazh të fortë për vetëveten e për të tjerët.

“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh… Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”, ka shkruat ajo.

Fansat dhe ndjekësit e çiftit spekulojnë nëse kjo është në fakt një përgjigje jo zyrtare për situatën e tyre të tanishme. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading