Arrestohet punonjësi i aeroportit të Rinasit.Vodhi orën me vlerë 20 mijë euro nga bagazhet e udhëtarëve

0
image-189

Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur një orë me vlerë 20 mijë euro në një prej bagazheve të udhëtarëve.

Arrestimi i punonjësit të ngarkim shkarkimit të bagazheve erdhi pas kallëzimit të një 30-vjeçari, se kushëririt të tij i mungonte ora , pas udhëtimit nga Rinasi në Athinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas

Vodhi një orë të shtrenjtë, në një prej bagazheve të udhëtarëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari, punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas.

Sekuestrohet ora me vlerë rreth 20 000 euro.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading