Çfarë nuk u pa nga publiku? Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli braktisën studion e BBV pas eliminimit të papritur të moderatorit.

0
image-187

Meriton Mjekiqi dhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli, janë larguar nga studio e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, pak pasi moderatori u eliminua nga gara për çmimin e madh.Të shumta kanë qenë dyshimet dhe komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi çifti nuk u pa më i ulur në rreshtin e parë, ku u ulën në fillim.

Siç shihet edhe në foto, Meritoni u ul pranë Ilnisës pasi mbërriti në studio, ndërsa më vonë, ata nuk janë më aty, ndërsa në vendet e tyre janë ulur të tjerë ish-konkurrentë.Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë çiftin të marrë këtë vendin, ama shumë kanë ngritur dyshime për një hatërmbetje të Meritonit karshi produksionit, i cili ishte i pari që u eliminua nga gara, pak minuta pas nisjes së spektaklit.

Kujtojmë se ai arriti në finale bashkë më katër konkurrentë të tjerë, Julian Dedën, Romeo Veshajn, Heidi Bacin dhe Egla Cenon.Kjo e fundit arriti të rrëmbente çmimin e madh të këtij edicioni dhe të bëhej e para grua që fitonte BBVIP në Shqipëri.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë çiftin të marrë këtë vendin, ama shumë kanë ngritur dyshime për një hatërmbetje të Meritonit karshi produksionit, i cili ishte i pari që u eliminua nga gara, pak minuta pas nisjes së spektaklit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading