Gjendet pa jetë një person në autostradën Kavajë- Durrës, pranë Malit të Robit. Policia sekuestron kamerat e sigurisë. Dyshohet se u përplas nga një makinë.
Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.
Sipas policisë, 42-vjeçari i identifikuar me iniciale N.H dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.