Tiranë – Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 28-vjeçari
Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, paraditen e kësaj të hëne (27 maj) në Tiranë.
I riu ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte,në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.