“Më vjen keq për Cikalleshin, i ka dhembur më shumë se të gjithëve”, Lala komenton listën e Silvinjos:  “ Më vjen keq për Cikalleshin, është shije e hidhur ”

0
image-248

Altin Lala ka komentuar listën e Kombëtares shqiptare për Kampionatin Europian 2024. Ish-lojtari shqiptar është shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “RTSH”-në se ndjen keq ardhje për lënien jashtë të Sokol Cikaleshit. Sipas tij, sulmuesit kavajas mund t’i ketë dhembur më shumë se kujtdo vendimi i Silvinjos, pasi mosha nuk e lejon të ëndërrojë sërish për një ngjarje tjetër kaq madhore sa Europiani.

“Janë surpriza që… sidomos për Cikalleshin, që më duket se i ka bërë të gjitha ndeshjet. Është shije shumë e hidhur, për faktin që është edhe në moshë. Duhet t’i ketë dhembur që nuk do të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm. Çdokujt i dhemb, edhe Uzunit me Baren, por ata kanë prapë kohë të luajnë me Kombëtaren. Për Cikalleshin më vjen keq. Silvinjo ka bërë mirë (në stolin e Kombëtares) dhe nuk duhet ta paragjykojmë. Ai na ka surprizuar më parë me marrjen e Asanit, që ishte një faktor në sulm që ne u kualifikuam. Jam kureshtar, ose do të na surprizojë të gjithë, ose do të jetë e anasjellta, që do të marrë vetëm 23 lojtarë”, ka deklaruar Altin Lala.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading