Shulku për listën e Kombëtares: Cikalleshi i pëlqen trajnerit, por Silvinjo i ka të qarta idetë për në Evropian

0
image-247

Ilir Shulku ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion”. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së ka komentuar zgjedhjet e bëra nga trajneri Silvinjo për listën e Euro 2024-s. Lënia jashtë e Cikalleshit ka hapur diskutim në studio, ndërsa Shulku ka theksuar se sulmuesi kavajas pëlqehet shumë nga trajneri, por ky i fundit i ka të qarta idetë e tij për Europianin që e pret në Gjermani.

“Trajneri në trurin e tij e ka ndarë se si do të luajë në Europian. Mendoj që ky diskutim (lënia jashtë e Cikalleshit) të bëhet pas Europianit. Më shumë nga të gjithëve, Cikalleshi i pëlqen trajnerit. Po e them shumë sinqerisht. Pika tjetër që nuk po e diskutojmë shumë është edhe Myrto Uzuni. Një lojtar që ka dhënë kontributet e tij në ekipin kombëtar. Ka luajtur edhe ai shumë herë në Kombëtare. Gjithashtu edhe Keidi Bare. Lista e trajnerit është 27 vetë, edhe një po të fillojmë të heqim nga një, prapë do të ketë diskutime”, ka thënë Ilir Shulku.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading