Durrës-Hajduti i biçikletave bie përsëri në prangat e policisë. Vodhi tre biçikleta në një muaj.

0
image-351

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta. Në këtë video shihet momenti kur 35-vjeçafri vjedh një biçikletë edhe në ambientet e brendshme të pallatit.

35-vjeçari S.T., rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Policia ka sekuestruar veshjet që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading