Mungojnë 32 milionë euro pensione të arkëtuara në vite. Institucionet përgjegjëse  heshtin

0
image-12

 Sipas  gazetës  “Telegram” Instituti i Sigurimeve, Posta Shqiptare dhe 7 bankat e nivelit të dytë të veçuara apo në bashkëpunim dyshohet se kanë vjedhur 32 milionë euro pensione që janë paguar nga shteti për plotësimin e defiçitit.  Sipas hetimit paraprak që kanë bërë Financat, në transaksionet e kryera nëpërmjet Thesarit të Shtetit, te ISSH, Posta Shqiptare dhe 7 bankat private, rezulton se mungojnë 32 milionë euro pensione të pa tërhequra në 6 vitet e fundit çka përbën krim të ogranizuar ndaj shtresës më të varfër në Shqipëri

Ka sinjale, se institucionet publike dhe bankat private, që merren me shpërndarjen dhe arkëtimin e pensioneve, janë përfshirë në një krim të organizuar, “tymi” i të cilit ka filluar të dalë.

Bëhet fjalë për vlerat e pensioneve, që nuk tërhiqen nga një pjesë e pensionistëve, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, ose janë në Shqipëri e kanë burime të tjera financiare familjare, për të përballur jetesën pa nevojën e pensionit.

Pra, nëse një i moshuar nuk e tërheq pensionin, automatikisht i krijohet një llogari bankare nëpërmjet Postës Shqiptare që i administron, mbështetur në të dhënat e regjistrit dhe dosjeve personale që kanë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Por në një informacion, të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave, thuhet se shumica e këtyre pensioneve të depozituara nga 1 deri në 3 vite gjatë periudhës 2018-2023, janë zhdukur përgjatë “zinxhirit” ISSH, Posta dhe 7 bankat private ku ato depozitohen.

Sipas hetimit paraprak që ka bërë Ministria e Financave, në transaksionet e kryera nëpërmjet Thesarit të Shtetit te Instituti i Sigurimeve, Posta Shqiptare dhe transferimit te 7 bankat private, rezulton se mungojnë 32 milionë Euro pensione të pa tërhequra në 6 vitet e fundit.

Sipas informacionit, në Shqipëri janë 111 mijë e 723 të moshuar që nuk i tërheqin pensionet e pleqërisë, por i lënë te Posta Shqiptare, e cila brenda 3 viteve i likuidon vetë në sportelet e saj, ose me numra llogarie me pagesa në formë çeqesh.

Zhdukja e tyre, është zbuluar nga një kërkesë e Institutit të Sigurimeve, drejtuar Ministrisë së Financave, për fond shtesë emergjence në likuidimin e pensioneve të vjedhura, për të cilët Thesari i Shtetit i ka bërë transfertat sipas shumave financiare të çdo muaji.

Për të fshehur shpërthimin e një skandali të rëndë financiar, Ministria e Financave ka ndërhyrë me fondet e kërkuara me një vendim të ndërmjetëm të Qeverisë e Bankës së Shtetit, duke ri-mbushur llogaritë e pensionisteve sipas emrave, por në rastin konkret është vjedhur shteti.

Deri tani është konstatuar shuma e vjedhur nga fondi i pensioneve të depozituara, por ministria ka krijuar një grup pune me ekspertë të Thesarit e Buxhetit, për të konstatuar se në cilën hallkë të zinxhirit “Instituti i Sigurimeve-Posta Shqiptare-Bankat Private”, ose në tre këto shërbime, janë vjedhur 32 milionë Euro pensione që ka paguar shteti.

Më këtë vjedhje, ka lidhje projekti i shpallur nga qeveria, për ndarjen e pensioneve me karta krediti, duke shmangur ISSH-në dhe Postën Shqiptare, duke ua lënë përgjegjësinë bankave.

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë!

Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se gjysma e konsumatorëve të BE-së janë të sigurt se do të kenë para të mjaftueshme për të jetuar të qetë gjatë gjithë daljes në pension. Në disa vende, ky nivel besimi bie në 30% ose edhe më pak. Kjo ngre shqetësime për mjaftueshmërinë e pensioneve.Shqipwria renditet nw fund me 131 euro. Mbrojtja e të moshuarve kundër varfërisë është një funksion kyç i sistemeve të pensioneve. Pensioni i pleqërisë është pagesa periodike që synon:

  1. Mban të ardhurat e përfituesit pas daljes në pension nga punësimi me pagesë në moshën ligjore ose standarde; ose
  2. Mbështet të ardhurat e personave të moshuar (duke përjashtuar rastet kur pagesat bëhen vetëm për një periudhë të kufizuar).

Pabarazi të mëdha në pensione në të gjithë Europën

Sipas Eurostat, pensionet e pleqërisë në të gjithë Europën ndryshojnë ndjeshëm si në terma nominalë ashtu edhe në standardet e fuqisë blerëse (PPS). Për të thjeshtuar të dhënat më poshtë janë konvertuar të ardhurat vjetore të pensioneve në shuma mujore duke i ndarë ato me 12 muaj. Në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore bruto të pensionit të pleqërisë për përfitues brenda BE-së variuan shumë, nga 2,575 euro në Luksemburg deri në 226 euro në Bullgari, me mesataren e BE-së që qëndron në 1,224 euro.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading