Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Austri, me grupin bashkohet dhe Seferi

0
image-13

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjen për Euro 2024 me kuqezinjtë që kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Grac një ditë më parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin për më shumë se një orë me ngarkesë të plotë dhe i gjithë proces stërvitor ka shkuar normalisht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin është bashkuar në këtë seancë edhe Taulant Seferi, i cili u stërvit rregullisht dhe gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Ndërkohë, ekipi do të vijojë me përgatitjet e fundit nesër në prag të miqësores së parë të qershorit, asaj ndaj Lihtenshtejnit, që zhvillohet më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë.

Sakaq, me grupin sot do të bashkohet edhe mesfushori Amir Abrashi, ndërkohë që i fundit do të vijë në grumbullim nesër Berat Gjimshiti pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading