Imagurohet në Durrës Parku “Moikom Zeqo” në përvjetorin e ditëlindjes së tij.

0
moikom

Sot shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo do të mbushte 75 vjeç. Por fatkeqësisht  Moikomi iku shpejt. Ka 4 vjet që nuk është më midis nesh. Por megjithatë  Moikomi nuk është nga ata që mund të harrohet lehtë. Me krijimtarinë dhë përkushtimin e tij në shumë fusha ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme  jo vetëm në Durrës, në qytetin e tij të lindjes, por  edhe në tërë botën mbarëshqiptare e më gjërë. Dhe sot në 75 vjetorin e ditëlindjes së tij  Bashkia e Durrësit   së bashku me miqtë ,  e festuan në një mënyrë krejt të veçantë. Duje ja përjetësuar emrin. Sot parkut të gjelbëruar në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë stacionit të trenit  ju vendos emri “Moikom Zeqo”. Në ceremoninë e rastit mori pjesë  edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako e cila  së bashku me bashkëshorten e tij, zj. Lida Miraj zbuluan  edhe pllakatën e parkut me emrin “Moikom Zeqo” Gjithashtu  ishin të pranishëm familjarë të tij, miq  të Moikomit, personalitete të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit. Të pranishmit  mbajtën fjalimet e rastit ku folën për   veprën e Moikom Zeqos dhe përkujtuan çaste nga jeta dhe vepra e studiuesit të njohur.

Në fund  të ceremonisë u mboll edhe një pemë ulliri në kujtim të studiuesit të njohur  ndërsa bashkëshorja e Moikom Zeqos  zj. Lida Miraj falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe  për kontributin e dhënë.



About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading