Matura 2024.Publikohet teza e Anglishtes pas fillimit të provimit, reagon Ministria e Arsimit
28 mijë maturantë po i nënshtrohen sot provimit të parë, që është ai i gjuhës së huaj. Siç ka ndodhur pothuajse çdo vit, pak pas fillimit të provimit, teza është publikuar në disa media online.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas daljes së tezes së provimit të gjuhës së huaj duke dënuar veprimin dhe duke theksuar se “akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës të gjuhës së huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë, që janë angazhuar prej muajsh që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë për të gjithë nxënësit.
