UEFA shpall 11 futbollistët më të mire të “Champions League”

0
image-43

UEFA të hënën e ka publikuar formacionin e vitit të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë nga futbollistë të përfshirë në 11-shen e vitit.

Të dyja skuadrat u takuan të shtunën në finale, ndërsa triumfues doli skuadra e Real Madridit.

“Mbretërit” fituan me rezultat 2:0, ndaj Dortmundit në stadiumin “Wembley”, dhe arritën që ta sigurojnë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve. Shënuesit e golave ishin Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve sipas Uefas është shpallur sulmuesi brazilian Vinicius Junior.

Ndërsa lojtari më i mirë i ri është shpallur anglezi Jude Bellingham.

Në portë gjendet portieri i Dortmundit, Gregor Kobel. Në fazën defensive janë Ian Maatsen, Mats Hummels, Antonio Rudiger dhe Dani Carvajal.

Mesfusha përbëhet nga Vitinha, Jude Bellingham dhe Marcel Sabitzer.

Në repartin sulmues janë Vinicius Junior në anën e majtë, Harry Kane në qendër të sulmit dhe Phil Foden në anën e djathtë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading