Përçahen çamët,  pas kërkesës së Shpëtim Idrizit, Vjollca Braho largohet si zv/ministre e Shëndetësisë, PDIU drejt aleancës me Ramën

0
image-99

Komuniteti çam duket se është përfshirë nga një “luftë” e fortë. Ditën e djeshme është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Mësohet se Braho do të zëvendësohet në detyrën e saj nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion. Vjollca Braho u emëruar në këtë post në nëntor të vitit 2021 dhe zëvendësoi Albert Nikollën. Braho mbante postin e drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërsa më herët ajo mbante postin e zv/kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ose shkurt PDIU. Gjithashtu Braho ka mbajtur dhe detyrën e drejtores së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor po si përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ndërkohë dyshohet dhe madje ka zërë se shkarkimi i zonjës Braho, është bërë nga kryeministri Edi Rama, pas kërkesë së kreut të PDIU, Shpëtimi Idrizi. Mësohet se zoti Idrizi ka vendosur që të bëjë aleancë me Partinë Socialiste, kështu që ka nisur edhe të shpalosë kërkesa ndaj aleatit të tij. Pra duke qenë se tashmë është distancuar nga Rithemelimi i Sali Berishës, mësohet se zoti Idrizi pritet të forcojë bashkëpunimin me Edi Ramën në nivel qendror dhe lokal. Nga ana tjetër, Ceno Klosi është emëruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Dy  ditë më parë ai u largua nga posti i drejtorit të Tatimeve. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes, teksa   flitet se lidhet dhe me hetimet që po zhvillon SPAK. Ceno Klosi është diplomuar për Ekonomi – Financë në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese. Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM.

 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading