Moti sot.Temperatura deri në 34 gradë celsius
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.