Promovohet romani “Djali nga Blloku 66” i sjellë në shqip nga  Botimet Jozef

0
aurel1

Është zhvilluar dje në ambientet e  Ambasadës së Çekisë në Tiranë  promovimi i romanit “Djali nga Blloku 66”  të autores Limor Regev të sjellë në shqip nga Botimet Jozef.

Në promovimin e romanit    ishin të pranishëm ambasadorët  e Çekisë, Izraelit dhe Sllovenisë si dhe botuesi i librit z. Aurel Kaçulini. Gjithashtu  ndodhej edhe autorja e romanit Limor Regev e cila kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht  për të qenë edhe vetë e pranishme në këtë aktivitet.

Në zhvillimin e aktivitetit kontribuoi  edhe shoqata “Durrësi Autokton”     ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e  shoqatës “Durrësi autokton, dr. Eda Harizi, ing. Hysen Myshketa , si edhe Loreta Myshketa.

Gjithashtu ndodheshin edhe personalitete të tjera , miq, të ftuar  si edhe dashamirës të librit.

Romani “Djali nga Blloku 66” tregon  historinë e një fëmije që  i detyruar nga rrethanat Lufton çdo ditë për gjënë më të çmuar , për jetën, për egzistencën e tij si njeri

 Ai është një nga djemtë hebrej që ndodhen në kampin e Bukenvaldit dhe për çdo ditë e ndjejnë pranë frymën e vdekjes.  Në roman tregohet se si të burgosurit e tjerë , më të mëdhenj në moshë se këta djem, vendosën të sakrifikonin gjithka që këta fëmijë të mbijetonin. Në libër tregohet se si i burgosuri çek Antonin Kalina e shpëtoi Moshe Keslerin dhe mjaft fëmijë të tjerë duke përdorur metoda të ndryshme.

Emocion të veçantë solli edhe lidhja direkte me Izraelin me personazhin kryesor z Moshe Kessler, i cili jeton akoma dhe që shprehu falenderimin e tij  të përzenërt për botuesin z. Aurel Kaçulini, që e solli këtë libër në gjuhën shqipe.

Romani është i shkruar me një gjuhë të zhdërvjelltë dhe tërheqëse.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading