19 vjeçari nga Durrësi kthehet në një hero në Rimini. Shpëton një njeri nga vdekja.

0
rimini1

Një 19 vjeçar nga Durrësi me banim në Itali është kthyer në hero   në Rimini.  Të martën rreth orës 2.30 të mëmgjesit Ilvi Rushani sapo kishte lënë punën  në një restorant  të Riminit ku punonte si punëtor sezonal dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë, kur shikon një njeri të hipur mbi parmakët e urës “Via Roma”  i  gatshëm për t’u hedhur. që përsëriste fjalët ”jeta nuk ka kuptim”. Ilvi menjëherë lajmëroi policinë, dhe duke pritur ardhjen e policisë, djaloshi u mundua të bindte burrin që të mos hidhej dhe po ja dilte ta bënte. Por kur burri pa mbërritjen e  policisë tentoi të hidhej. Në këtë moment  djali  e mbërtheu  me të dyja duart së bashku me një nga policët ,  për të mos e lejuar të vetëvritej duke arritur ta bllokonin  në momentin e fundit  duke  e larguar nga ura.  Disa orë më vonë 30 vjeçari i shpëtuar tregoi se kishte konsumuar shume kokainë dhe prandaj ishte ne atë gjendje, por ishte shumë i gëzuar që djali arriti ta shpëtonte. Ndërsa djaloshi nga Durrësi tregoi para mediave se nuk mund të lejonte  asnjë njeri t’i jepte fund jetës para syve të tij. – “Të shihja  dikë duke vdekur, do të ishte e papranueshme”- u shpreh djali.- “ Do të ishte traumë për mua për gjithë jetën.”

Dhe kur u pyet nëse do e përsëriste  prapë gjestin e tij djali u përgjgj se nëse do të duhej ai do e përsëriste gjestin e tij edhe njëmijë herë të tjera.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading