Bëhen publike pamjet e vendit ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit
Janë publikuar pamjet ku nga vendi ku u gjet i vrarë Erlad Nevruzi, i cili u vra nga Gerald Shehu dy ditë më parë.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur afër një guroreje pa shkuar në Vuno. Dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nevruzit pak pas mesnatës së të mërkurës, (Ora 00:30 të 6 qershorit 2024)
Trupi i viktimës raportohet se është gjetur paraditen e sotme (7 Qershor) në një gurore në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno”, raportuan uniformat blu.
Ndërkohë autori i dyshuar i krimit të rëndë, Gerald Shehu, njëkohësisht dhëndri i pronares së hotelit, u ndalua ditën e krimit në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur nga vendi.
Ndërsa janë vendosur në pranga edhe dy kolegë të recepsionistit, Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti, të cilët akuzohet se ndihmuan autorin për të fshehur kufomën.