Zëvëndësministrja e Arsimit  përgënjeshtron lajmet mbi pasigurinë e provimeve:  Publikimi  I tezës është akt i shëmtuar, por jo penalizues

0
image-116

Zv.ministria e Arsimit Nina Guga ka siguruar se tezat për provimet e maturës shtetërore janë të sigurta. E ftuar në një intervistë televizive, Guga sqaroi se dalja e tezes pasi kishte filluar provimi i anglishtes është veprim i shëmtuar, por që nuk penalizon procesin.

“Publikimi i tezes në rrjete sociale, patjetër që na shqetëson, por ne garantojmë që mënyra e hartimit të tezes është një proces shumë i garantuar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që testi të dalë para provimit. Publikimi i tezës nuk na nderon dhe e dënojmë si akt. Por theksoj se kjo gjë nuk na pengon që nxënësit të marrin rezultatin e merituar”, tha Guga.

Zv.ministria Guga theksoi se vijon bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Ekonomisë sa i përket arsimit profesional duke vijuar me këshillimin e karrierës që në klasën e nëntë.

Zv.ministrja e Arsimit, sqaroi se nëpërmjet implementimit të shërbimit të zhvillimin të karrierës në institucionet tona arsimore nxënësit do të mund të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse aftësitë e tyre.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading