Çudia e madhe e Anglisë! Trajneri lë jashtë Europianit një yll si Grilish, merr në Gjermani sulmuesin e Kristal Palasit dhe të Uest Hemit

0
image-132

Trajneri Gareth Sauthgejt ka publikuar sot listën e tij përfundimtare. Kreu i pankinës së Anglisë ka zgjedhur 26 lojtarët me të cilët do të përpiqet t’i shkojë deri në fund Kampionatit Europian. Nuk kanë munguar çuditë në listën e 53-vjeçarit.

Jashtë lojtarëve të grumbulluar është Xhek Grilishi. Megjithëse është një nga yjet më të mëdhenj të Anglisë e Mançester Sitit dhe se çdo Kombëtare do të dëshironte ta kishte në skuadër, Sauthgejti ka vendosur ta dërgojë në shtëpi. Bashkë me të është larguar edhe mbrojtësi Herri Meguajer.  Ndërkohë, Sauthgejti i ka besuar në sulm Ebereçi Ezesë të Kristal Palasit dhe Xherrod Bouenit të Uest Hemit përpara Grilishit

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading