Ankth te Italia, pas dëmtimeve të Scalvini-t dhe Acerbi-t, edhe Barella mund të mungojë kundër Shqipërisë
Europiani duket se nuk po fillon aspak mirë për Italinë. Azurrët po vuajnë dëmtimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm si Scalvini, Acerbi apo edhe Barella.
Ky i fundit ka ngjallur shumë tension te Italia. Sot do të kryhen ekzaminimet mjekësore të Barellas dhe ka shumë rrezik që të mungojë në ndeshjen e parë hapëse kundër Shqipërisë.