Fredi Beleri deputet në Parlamentin Europian? Ja sa vota ka marrë (Tabela)
Kyriakos Mitsotakis duket se ia ka dalë të fitojë ndaj ekstremistëve grekë me kandidaturën e Fredi Belerit. Fredi Beleri ka arritur të marrë 24.141 vota.
“Demokracia e Re” ka fituar zgjedhjet europiane për Greqinë me një diferencë të thellë nga kundërshtarët e SYRIZA-s dhe sipas të dhënave aktuale Fredi Beleri do të jetë eurodeputet.

Sipas rezultateve në kohë reale të Ministrisë së Brendshme, “Demokracia e Re” fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë është PASOK me 12.9%, ndërsa Hellenic Solution dhe KKE “janë në duel” për vendin e katërt në këto zgjedhje.
Sa i përket emrave Giorgos Attias kryesoi listën me 37.590 vota, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (28.746) dhe Fredi Beleri (24.141).
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Brendshme, shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Evropian. Aktualisht janë numëruar 87 për qind e votave dhe sinjalet janë se Beleri mund të jetë deputet në Parlamentin Europian.