Gjyqtari Agron Zhukri  në shënjestrën e SPAK- 930 milionë  lekë të pajustifikuara.

0
image-183

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po heton pasurinë e gjyqtarit të përjashtuar nga drejtësia, Agron Zhukri. Ai është një ndër ato raste ku gjyqtarët e marrë peng nga politika dhe oligarkët, pasi kanë shkelur betimin dhe kanë vënë pasuri në mënyrë të paligjshme, janë gati t’i shërbejnë politikës dhe biznesit deri në fund pavarësisht konseguencave që mund të ketë në të ardhmen. Këtë e dëshmoi dhe në rastin e vendimit të dhënë në marsin e 2021, kur në shkelje të çdo ligji dhe rregullimi të funksionimit të partive politike njohu një kuvend imagjinar të Sali Berishës. Jo vetëm kaq, gazeta e raportoi në numrin e fundit në rolin e tij favorizues ndaj oligarkut të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu për të vendosur drejtësi për vdekjen tragjike të 4 pacientëve në vitin 2016 në Spitalin Amerikan. Ngjarja u hetua aso kohe nga prokuroria. Duke qenë mes viktimave edhe personi që vuri zjarrin, çështja u mbyll. Por, viktimat humbën jetën brenda ambienteve ku shërbehej dializa dhe Spitali Amerikan kishte përgjegjësi të plotë për sigurinë. Gjykatësi i Agron Zhukri vendosi të rrëzojë kërkesë padinë e familjarëve të Sanie Sulajt, duke e konsideruar të pabazuar në prova. Themeluesi dhe Administratori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu, është një person që ka ndarë interesa me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit. Mjaft interesant është qëndrimi i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike që përmend koncesionet e Shëndetësisë, por nuk përmend kurrë atë të Dializës. Devotshmëria e treguar për depozitimin e padive në SPAK për koncesionet, nuk është shfaqur kurrë për Dializën, pasi dyshohet se pas këtij koncesioni fshihet familja “Berisha”. Vendimmarrja e Zhukrit në favor të Spitalit Amerikan, pësoi një goditje të fortë juridike nga vetë sistemi gjyqësor. Në Gjykatën e Tiranës, u depozitua një tjetër padi, me të njëjtat argumente për vdekjen e pacientes tjetër Hanife Mali. Në këtë rast, gjyqtarja Mimoza Kajo pranoi padinë e familjarëve të Hanifes së ndjerë, duke vendosur caktimin e një dëmshpërblimi prej 13.4 milionë lekësh në total. Pra, Spitali Amerikan bëhej përgjegjës për tragjedinë, ndryshe nga vendimi absurd që mori Zhukri.

Shkeljet që rrezikojnë ta çojnë në burg

Po pse Zhukri ka përfunduar në SPAK. Plot 93 milionë lekë të reja, ose 930 milionë lekë të vjetra, të pajustifikuara kanë bërë që Agron Zhukri, të shkarkohej pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Zhukri nuk është i vetmi që është shkarkuar nga drejtësia për pasuri të pajustifikuar. Deri më tani të gjithë njerëzit e emëruar nga Berisha gjatë pushtetit të tij në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, sot ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut ose janë shkarkuar nga Vetingut për mosjustifikim pasurie, lidhje me krimin dhe si të paaftë profesionalisht. Jo vetëm njerëzit e Berishës, por edhe të tjerë që kanë pastruar para, apo kanë qenë të lidhur me mafian janë shkarkuar. Sali Berisha arriti të kapte institucionet kryesore të drejtësisë në Shqipëri, përmes emërimit të besnikëve të tij dhe sulmit ndaj kandidatëve dinjitozë, por tashmë me drejtësinë e financuar nga amerikanët, të gjithë ata kanë pësuar fat të hidhur. Por a duhet të mbetet me kaq? SPAK mund  t’iu prishë qetësinë gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting. Janë shumë emra të shkarkuar nga detyra gjatë viteve të fundit, por të gjithë vijojnë t’i gëzojnë pronat miliona dollarëshe. Brukseli shpesh ka kërkuar që të ketë hetime për prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting, por asgjë nuk është bërë deri më tani. Mirëpo tashmë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po godet në nivel ish-kryeministrash, radha e gjyqtarëve mund të vijë shumë shpejt, pasi ky është një nga kushtet kryesore për vendin tonë për të hyrë në BE. Nga verifikimi i bërë nga gazeta, tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar, që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë shumë vite burgim sapo të nisin hetimet nga SPAK. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia.

Çfarë rrezikon Zhukri?

Këtë fat të zi mund të pësojë edhe Zhukri. Sipas KPK, gjyqtari i përjashtuar nuk ka deklaruar pasuri ndërsa të gjitha janë të regjistruara në emër të bashkëshortes së tij. Një shtëpi e rikonstruktuar 24 milionë lekë në vitin 1996; një shtesë tjetër në vitin 2006; një investim tjetër në vitin 2003 kur ka blerë së bashku me një shoqëri një pasuri banesë + truall në masën 44 milionë lekë; një investim i një shumë të vogël prej rreth 22 milionë lekësh që do të sillte përfitimin e një vlere rreth 260 milionë lekë, 13 herë më të madhe, ndërkohë që investimi do të duhet të ishte 70 mijë euro; blerja e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 110 milionë lekë; blerja e 2 apartamenteve të Tiranë për 280 mijë euro, janë konsideruar disa prej pasurive të pajustifikuara nga treshja e gjyqtarëve të KPK.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading