Vladimir Putin “shuplakë” Dodikut dhe Vuçiçit për marrëveshjen e Dejtonit, Rusia nuk ndryshon qëndrim, ja prapaskenat e “Kuvendit të Madh Serb”

0
image-182

“Një komb, një kuvend-Serbia dhe Srpska”, kështu u konceptua “Kuvendi gjithëserb”, i mbajtur në Beograd në 8 qershor. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik e kishin trumpetuar si një ngjarje të madhe, që në të vërtetë duket se dështoi të merrte vëmendjen që ata kishin pritur. Me idenë e vërtetimit të unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, u mbajt të shtunën në Beograd. Në të morën pjesë dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska. Gjithashtu, pati edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe. Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjaluka. Megjithatë, jo shumëçka pritet të ndryshojë si me magji pas këtij Kuvendi.

Putin “shuplakë” Dodikut dhe Vuçiçi

Po ashtu Vladimir Putin që pritej që të mbështeste Dodikun dhe Vuçiçin, i dha një shuplakë në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit. Në takimin që zhvilloi javën e kaluar me Dodikun, ai i tha në sy se Rusia nuk po ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se ata e konsiderojnë Dejtonin si bazën për ruajtjen e situatës në BiH. Deklarata me siguri nuk i ka pëlqyer Milorad Dodikut, i cili me këmbëngulje përsërit se do të shkëputet nga RS dhe kjo është pikërisht në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe ruajtjen e paqes, të cilën të paktën e propagandon publikisht miku i tij Putin. Sipas Dodik, Rusia kishte shprehur zhgënjimin e thellë me atë që i quajti mungesë partneriteti dhe marrëveshjet me perëndimin.

Kosova, pjesë e deklaratës

Nga ana tjetër, Serbia dhe entiteti serb i Bosnje, Hercegovinës, Republika Sërpska, miratuan Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Deklarata i referohet Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje – Hercegovinë, dhe nuk përmendet përçarja në atë shtet. Përgjatë takimit është insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija”, si referencë për shtetin e Kosovës. Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Në një pikë tjetër është përmendur edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Dushi i ftohtë” nga Sarajeva

Një reagim diametralisht i ndryshëm erdhi nga Sarajeva: politika e Vuçiçit ndaj Bosnje-Hercegovinës mund të përshkruhet si diplomaci me standarde të dyfishta. Serbia e njeh zyrtarisht Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet sovran, por në të njëjtën kohë mban lidhje të veçanta me RS, e cila është kundër praktikave të vendosura diplomatike. Kjo sjellje e dyfishtë e ndërlikon edhe më shumë situatën politike në rajon dhe i dërgon mesazhin e gabuar komunitetit ndërkombëtar. Opozita pro-evropiane bojkotoi gjithashtu tubimin gjithëserb si “një tubim që nuk është një tubim kombëtar, por një abuzim i madh që synon të largojë vëmendjen nga problemet, gabimet dhe plaçkitjet që po ndodhin”. “Është një festë e bërë nga diktatori Vuçiç dhe miku i tij Dodik, pa një dëshirë të sinqertë që populli i Republikës së Serbisë të jetë më mirë”, thanë përfaqësuesit e opozitës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading