Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për  yllin e Real Madridit

0
image-202

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për yllin e Real Madridit, sipas raportimeve të fundit.

Pasi pak kohë më parë fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, ‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick në radhët e tyre.

Natyrisht, transferimet e këtyre dy lojtarëve kanë bërë që të krijohen shumë thashetheme për të ardhmen e Rodrygos, me sulmuesin i cili duket se do të jetë “i sakrifikuari” i Carlo Ancelotit dhe minutat e tij do të jenë të limituara.

Ani pse Rodrygo në disa raste ka insistuar se është i lumtur tek gjiganti i La Ligas, e përditshmja katalanase El Nacional ka raportuar se Liverpooli po mendon për një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej edhe Trent Alexander-Arnold.

Alexander-Arnold, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli, është lidhur me një kalim tek Real Madridi gjatë muajve të fundit.

Rodrygo i cili ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar nëntë asistime në 51 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kartoni i tij vlerësohet rreth 170 milionë ndërsa Real Madridi nuk do ta pranonte një ofertë më të vogël se 100 milionë euro. Sidoqoftë, një marrëveshje huazimi mund të jetë formula e cila do të përdoret për këtë transferim, pasi presidenti Florentino Perez e ka identifikuar Alexander-Arnoldin si pasuesin ideal të Dani Carvajal.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading