Samiti i paqes për Ukrainën në Zvicër, ja kush janë 40 liderët botërorë që pritet të marrin pjesë
Rreth 40 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në një konferencë paqeje për Ukrainën, që do të mbahet në një mal piktoresk zviceran fundjavën e ardhshme. Qeveria zvicerane tha se ishin ftuar gjithsej rreth 160 presidentë dhe kryeministra. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera.
Qeveria neutrale zvicerane e paraqet samitin si një konferencë paqeje. Por, nuk parashikohet asnjë marrëveshje mes palëve në konflikt, edhe për shkak se Rusia nuk është e përfshirë. Kina, së bashku me vendet e tjera me lidhje të ngushta me Moskën, po qëndrojnë gjithashtu larg.
Kremlini e hodhi poshtë takimin si një ngjarje propagandistike perëndimore. Megjithatë, diplomatët dhe qeveria zvicerane besojnë se kjo mund të shërbejë si një prelud për bisedimet e mëtejshme që mund të përfshijnë Rusinë.