Nis sot “Dyrrah City Football Fest”. Aktiviteti do të zgjasë katër ditë
Duke nisur nga e hëna pasdite dhe deri ditën e enjte më dt 13 qershor “ Dyrrah City Football Academy” e mbështetur edhe nga Bashkia Durrës organizon një kampionat katër ditor me mini-ndeshje futbolli.

Skuadrat janë të përbëra nga tre lojtarë me fëmijë të moshave nga 9-16 vjeç. Sipas organizatorëve në këtë aktivitet mund të regjistrohet çdo fëmijë që dëshiron, madje çdo fëmijë është i lire të zgjedhë edhe skuadrën që dëshiron dhe i vetmi kusht është mosha brenda normave të përcaktuara.


Që në hapjen e aktivitetit interesimi ishte i madh si nga prindërit që kërkonin të regjistronin fëmijët e tyre, por edhe vetë fëmijët ishin të interesuar të masnin forcat me bashkëmoshatarët e tyre.

Të gjithë fëmijët vëzhgohen me kujdes nga një grup i trainerësh dhe përgatitës atletikë të kualifikuar. Sipas organizatorëve i gjithë aktiviteti ka për qëllim zbulimin e talenteve të reja dhe afrimin e tyre në ekipet zinxhir pranë “Dyrrah City Football Academy”.

Regjistrimet vazhdojnë deri ne mbylljen e aktivitetit.


