Juventus mendon për mesfushën, “Zonja e Vjetër” kërkon “shkatërruesin” Brazilian

0
image-234

Teksa vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e merkatos së verës, drejtuesit e Juventus mbeten në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm, me “fantazistin” francez, Adrien Rabiot që ende nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe tashmë në “skenë” është shfaqur emri i Douglas Luiz, lojtar që aktivizohet me Aston Villan në Premier League.

Braziliani ka një vlerë në merkato prej 40 milionë eurosh, megjithatë “Zonja e Vjetër” ka gati planin për të ulur disi kostot e këtij transferimi të mundshëm. Kështu, bardhezinjtë janë gati të ofrojnë përveç parave edhe kartonin e mesfushorit Weston McKennie ose edhe talentin anglez të sulmit, Samuel Illing Junior.

Hapat e parë drejt këtij operacioni tashmë kanë nisur teksa në Torino ka zbarkuar drejtori sportiv i Aston Villa, Monchi, teksa përveç, McKennie dhe Soule, spanjolli është i interesuar edhe për “fantazistin”, Federico Chiesa me skuadrën e Aston Villa që kërkon përforcime pasi sezonin e ardhshëm luan në Champions League.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading