“Lojtari që dua”, Guardiola kërkon t’i sjellin sulmuesin e Realit 

0
image-226

Mbërritja e Kylian Mbappe dhe Endrick zvogëlon hapësirat e aktivizimit për Rodrygon në ofensivën e Realit të Madridit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe nuk shqetësohet shumë nga një gjë e tillë.

23-vjeçari ka vlerësimin maksimal të drejtuesve dhe stafit teknik, ndërkohë që ka admirues të shumtë edhe në Angli.

Dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë nisur interesimin konkret për Rodrygon. Të cilin e pëlqejnë shumë edhe te Chelsea. Por jo vetëm, situata e brazilianit do të monitorohet edhe nga PSG.

Gjithsesi, shtypi sportiv iberik raporton se “Los Blancos”, që mbyllën një edicion fantastik duke fituar titullin dhe Championsin e 15-të në histori, për momentin nuk kanë ndërmend të privohet nga shërbimet e Rodrygos.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading