Mblidhet komisioni Hetimor Tims, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit
Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor ‘Tims’. Mësohet se Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit kërkon dëshmi me dyer të mbyllura.
‘Mbrojtja e të drejtave të mia për respejtimin e jetës private, për garnatimin e sigurisë time fizike, si dhe për shkak të informacioneve të klasifikuara.’- ka deklaruar ai.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Ervin Salianji kërkoi që të ishte më dyer të hapura.
‘Duhet ta marrim në konsideratë edhe pse unë mendoj se të gjitha dëshmitë duhet të jenë më dyer të hapura. Sepse nuk ka ndonjë sekret shtetëror. Pretendimi është që nuk ka dalë asnjëherë në publik.’- tha Salianji.