Sezon magjik te Frosinone, klubet e Premier League pas talentit argjentinas

0
image-236

Në rikthimin e tij, te “Bardhezinjtë” e Juventus, tekniku italian, Massimiliano Allegri promovoi edhe një sërë të rinjsh, në ekipin e parë, ku padyshim ndër më të spikaturit ishte talenti argjentinas i mesfushës, Matias Soule, i cili që në sezonin e tij të parë, te “Zonja e Vjetër” zbriti plot 25 herë në fushën e blertë, duke arritur shënojë edhe 1 gol e të sigurojë 1 asistim.

Këtë sezon, 20-vjeçari argjentinas është huazuar te skuadra e Frosinone, ku është kthyer në një pikë “kyçe”, në formacionin e teknikut Eusebio Di Francesco, teksa në 35 përballjet e zhvilluara në kampionat ka arritur të shënojë plot 11 gola, si dhe të dhurojë 3 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Të tilla performanca, në fushën e blertë e kanë vënë Soule, në “radarët” e klubeve angleze, me Crystal Palace, që është skuadra e parë, e cila ka bërë një ofertë zyrtare, për argjentinasin, me londinezët, të cilët kanë ofruar shifrën e 35 milionë eurove dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e “Zonjës së Vjetër”, për të pranuar apo refuzuar ofertën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading