Lazio gati 15 milionë euro për Manajn, klubi turk pret përfundimin e Evropianit

0
image-257

Kalimi në Turqi ishte zgjedhja e duhur. Rey Manaj e tregoi edhe njëherë se ka një potencial të madh, teksa në sezonin e tij të parë, me turqit e Sivasspor u kthye në protagonistin e skuadrës, duke e mbyllur kampionatin me plot 18 gola, duke qëndruar kështu i treti në renditjen e golashënuesve të Turkiye Superlig, vetëm pas emrave si, Edin Dzeko e Mauro Icardi.

Falë të tilla performancave. Manaj ka filluar të kërkohet nga një sërë ekipesh me emër në Evropës, ku më të interesuarit janë “Bardhekaltërit” e Lazio, të cilët janë gati të paguajnë plot 15 milionë euro vetëm për të sjellë në “Stadio Olimpico”, “bomberin” shqiptar, mirëpo “problemi” qëndron te skuadra e Sivasspor.

Këta të fundit janë tepër të kënaqur, me shifirën e ofruar nga “Bardhekaltërit”, mirëpo, në rast të disa performancave të mira radhazi, në Kampionatin Evropian të futbollit vlera e tij do të rritej dhe me tre sfida të mëdha para, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, klubi turk ka vendosur “të rrezikojë”, duke pritet fundin e Euro 2024.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading