Papa e përmend sërish termin ofendues ndaj homoseksualëve

0
image-254

Papa Françesku sërish ka përdorur një fjalë ofenduese për homoseksualët, për të cilën ai kërkoi falje muajin e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve ANSA.

Media italiane ka raportuar se papa kishte përdorur fjalën “frociaggine”, një term vulgar e nënçmues për homoseksualët, në maj gjatë një takimi me peshkopë.

Sipas ANSA-s, papa e ka përsëritur këtë term edhe të martën kur ka takuar priftërinjtë. Përveç termit, ai thuhet të ketë thënë se “është më mirë që të rinjtë me tendencë homoseksuale të mos lejohen të trajnohen për prift”.

Zyra për media e Vatikanit i është referuar një deklarate të lëshuar të martën ku shkruhet se papa ka theksuar rëndësinë për mirëpritjen e homoseksualëve në kishë. Një media italiane ka raportuar se disa peshkopë që ishin në takim kanë thënë se papa nuk e ka kuptuar se termi italian është ofendues.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading