Temperatura rekord në Turqi dhe Qipro, përmbytet aeroporti në Spanjë

0
image-260

Sipas Shërbimit Kombëtar Meterologjik në Ankara temperaturat e larta do të vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit deri më 14 qershor duke përsëritur paralajmërimin se temperaturat parashikohen të rriten mbi normat sezonale sidomos dy ditët e fundit të javës.

Temperaturat maksimale deri në 45 C kapin kryesisht në rajonin e Antalias. Temperaturat e larta mund të rezultojnë në rritje të kërkesës për energji elektrike dhe ujë dhe një rrezik të shtuar të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, kryesisht ato kardiovalskulare.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qipro. Zjarrfikësit aty kanë luftuar me flakët gjatë natës.

Sipas autoriteteve të emergjencës, i gjithë mekanizmi shtetëror dhe vullnetarët po kontribuojnë në shuarjen e vatrave të zjarrit. Deri më tani janë djegur disa hektarë tokë edhe pse situata po shkon drejt normalizimit.

Ndryshe paraqitet situata në Spanjë. Aeroporti i Maiorcës e pezulloj punën, duke anuluar me qindra fluturime. Sipas Euronews 53 litra shi për metër katror përmbytën terminalet, ose thënë ndryshe reshje shiu gati 5 cm në orë.

Edhe pse stuhia tashmë ka kaluar, Agjensia Meterologjike Spanjolle ka paralajmëruar për të tjera reshje duke i bërë thirrje udhëtarëve ti shikojnë herë pas here të dhënat për fluturimet e tyre.

Trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Mallorca arriti në 31.3 milionë vitin e kaluar, një rekord i të gjitha kohërave. Ishulli me diell me plazhet e tij piktoreske është një nga destinacionet më të njohura në Evropë, veçanërisht në mesin e turistëve gjermanë dhe britanikë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading