Zbulohet në Turqi ‘buka’ më e vjetër në botë, daton 8600 vjet më parë
Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër të njohur në botë, që daton në vitin 6600 para Krishtit. Ky zbulim u bë në sitin arkeologjik të Çatalhöyük, në provincën jugore të Konias.
Një furrë e shkatërruar pjesërisht u gjet në një zonë të quajtur “Mekan 66”, ku janë zbuluar edhe shtëpi me tulla. Rreth furrës, arkeologët gjetën grurë, elb, fara bizele dhe një mbetje të rrumbullakët që rezultoi të ishte një copë bukë e fermentuar.
Analizat përcaktuan se mbetja organike ishte 8600-vjeçare. Arkeologu Ali Umut Türkcan dhe biologu Salih Kavak konfirmuan se ky zbulim është unik dhe i paprecedentë.
Buka e zbuluar kishte ruajtur niseshtenë brenda, dhe analizat mikroskopike treguan hapësira ajrore që dëshmojnë fermentimin. Çatalhöyük është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga vendet e para të urbanizimit në botë, i banuar nga rreth 8,000 njerëz gjatë periudhës së neolitit.
Ky zbulim ndihmon në dokumentimin e jetës së hershme bujqësore të një komuniteti neolitik dhe është konsideruar një arritje e rëndësishme për arkeologjinë botërore.