Edhe Zirkzee në Euro 2024, buzëqesh “ylli” i Bolognës

0
image-293

Joshua Zirkzee, i cili është drejt transferimit te Milani, do të marrë pjesë në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.

Tekniku Ronald Koemann nuk e preferoi sulmuesin e talentuar të Bolognës, por u detyrua ta grumbullonte pas dëmtimit të Teun Koopmeiners.

Zirkzee shkëlqeu sezonin e fundit me skuadrën emiliane, duke ndihmuar Bolognën të rikthehej në Champions League pas 60 vitesh.

12 gola dhe 7 asistime regjistroi 23-vjeçari mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ndërkohë që mungesa paraprake në Euro 2024 shkaktoi jo pak befasi e kritika.

Gjithsesi, Koemann është “dorëzuar” si pasojë e dëmtimit të lojtarit të Atalantës, dhe Zirkzee është i karikuar në maksimum për të bërë mirë me tulipanët.

Holanda është pjesë e grupit D në Gjermani 2024. Me kundërshtarë si Franca, Austria dhe Polonia. Dueli i parë do të zhvillohet përballë polakëve në datën 16 qershor.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading