Shqipëri-Itali, UEFA i beson gjykimin e sfidës një gjermani

0
image-292

Një gjerman do të mbajë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali, i pari për kuqezinjtë në Euro 2024.

Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho është pjesë e grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia.

Të shtunën e 15 qershorit, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si arbitrin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.

I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.

Zwayer mban stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat e kategorisë elitare nga UEFA.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading