Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, gjykata jep vendimin e prerë mbi kërkesën e portugezit Ruben Saraiva që kërkoi të lihej i lirë

0
image-285

I bindur se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, Portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në gjykatë.Nën masa të rrepta sigurie 28-vjeçari u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Lezhës.Seanca gjyqësore e cila zgjati rreth 60 minuta u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pasi dëgjoi palet gjyqtari Ilir Përdeda vendosi rrëzimin e kërkeses, duke caktuar vijimin e mases së sigurisë arrest në burg.Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky proçedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading