E jashtëzakonshme ! UEFA : Grupimi më i madh i një tifozerie, mbi 50 mijë shqiptarë në “Signal Iduna Park”, vetëm 10 mijë italianë

0
image-284

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë që do të jenë të pranishëm për ndeshjen kundër Italisë të shtunën në Dortmund për Euro 2024, në atë që pritet të jetë grupimi më i madh i një tifozërie duke përjashtuar  Gjermaninë, që janë të zotët e shtëpisë raporton “ESPN” të enjten.

Edhe pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Dortmundit, ka kapacitet për mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë kapacitet të reduktuar prej 62 mijë vendesh gjatë Euro 2024.

Sipas “ESPN”, biletat neutrale janë blerë pothuajse të gjitha nga shqiptarët.

Shumë banorë shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të Shqipërisë në turne madhor që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak se shumica e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Turqia, Skocia, Anglia, Holanda e Polonia janë vendet e tjera nga të cilat pritet të ketë numër të madh tifozësh.

Përveç Italisë, Shqipëria e ka në grup edhe Kroacinë e Spanjën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading